
Partizani është një nga ekipet pretendente për titullin kampion në këtë edicion futbollistik. Të kuqtë gjenden aktualisht në vendin e parë me 27 pikë. Shumë larg tyre ndodhet Tirana. Bardheblutë kanë 12 pikë më pak dhe ndodhen në vendin e 7-të me 15 pikë.
Në bazë të paraqitjeve në këtë sezon ekipi i drejtuar nga Aleksandar Veselinovic është në pole position për titullin e 18-të. Kjo u jep "rehatinë" të "kuqve", ndërkohë nga krahu tjetër fitorja lind si detyrim për bardheblutë.
Ajo që ka bindur te Partizani në ndeshjet e fundit, është pikërisht siguria e lojtarëve në fushën e blertë. Sakaq, drejtuesit e kuq vështirë të lëshojnë ndodnjë futbollist në këtë merkato dimri. Drejtueit kërkojnë rikthimin te titulli dhe për këtë do të luajnë “all-in” ndaj çdo kundërshtari.
Nga ana tjetër, për Tiranën synimi kryesore është rikthimi i skuadrës te rezultatet pozitive dhe një vend në “Final – Four”, me Gugash Maganin që është i vetëdijshëm për vështirësitë ku ndodhet ekipi. Pritet me interes të shihet se si do të vijojë ky edicion futbollistik me "demat" që mbeten favoritë për titullin kampion.