Elbasani ka mposhtur Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i verdhebluve, Roberto Bordin.
“Më pëlqyen çunat dhe mënyra e lojës. Ishim kompaktë atëherë kur duhej, kur skuadra po vuante. Mund të shënonim dhe gola të tjera, më vjen keq që nuk e bëmë dot. Ideja jonë ishte që të luanim 3-4-2-1 me dy gjysmësulmues. Por dua të shtoj se kur Qose doli nga loja, ne kemi luajtur 4-2-3-1. Ze Gomes dhe Greca kanë bërë rotacion nga sulmues në lojtarë krahu. Mendoi që formacioni që filluam ishte më i miri për këtë ndeshje.
Disa gjëra i bëmë mirë, disa të tjera i vuajtëm, por ndryshuam që të arrinim te rezultati. Në pjesën e dytë Laçi futi 3 sulmues dhe luajtën gjithçka për gjithçka. Për këtë ne vendosëm që të shkonim me 5 mbrojtës mbrapa. Të gjitha fitoret janë të bukura, por duhet të luajmë si skuadër”, tha Bordin.