Teuta – Elbasani është një nga duelet e javës së 14-të të kampionatit. Përballje e cila do të luhet ditën e nesërme në “Niko Dovana”.
Ekipet do të përplasen mes tyre në orën 16:30, ku vendasit do të synojnë një tjetër fitore në kampionat. Në fakt 2 fitoret e fundit kanë shtuar “oreksin” te durrsakët, të cilët më shumë se kurrë janë të “uritur” për një tjetër rezultat pozitiv.
Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, “djemtë e detit” kanë “paralajmëruar” Elbasanin për vëshrirësinë që i pret në “Niko Dovana” Në video janë çastet më të mira të Teutës dhe golat e shënuar ndaj rivalëve të Superiores, duke treguar se janë gati për një tjetër sfidë.
Gjithashtu u bëjnë thirrje edhe tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të ekipit.
“Shpërndaje që ta marrin vesh të gjithë!
Të mërkurën, në 16:30, Durrësi ndizet!
Luajmë në shtëpi ndaj Elbasanit, dhe tribuna duhet të jetë E MBUSHUR PLOT!
Çdo durrsak, çdo brohoritje, çdo duartrokitje ka rëndësi kjo është ndeshja ku tregojmë se qyteti është një me ekipin!
Djemtë tanë kanë nevojë për ne!
Merre një shok, një familjar, një mik dhe ejani në stadium! Të bëjmë atmosferë, të japim zemër, të shtyjmë ekipin drejt një tjetër fitoreje!
Mos mungo!”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
