Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fitore e merituar përballë një kundërshtari të vështirë”, Ilir Daja pasi i mori 3 pikët Tiranës: Dallimin e bëri efikasiteti ynë

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitore e merituar përballë një kundërshtari të
Ilir Daja

Dinamo ka triumfuar përballë Tiranës me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-4 në favor të dinamovitëve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Ashtu siç e kishim përgatitur ne, kishte bërë dhe Tirana. Por dallimin e bëri efikasiteti ynë. Rastet që patëm i shfrytëzuam dhe morëm një fitore të merituar përballë një kundërshtari të fortë. Pavarësisht renditjes së Tiranës, ata luajnë shumë mirë futboll. Ngjitemi një shkallë në tabelën e klasifikimit. Këto ishin gjërat e përgjithshme në derbin e sotëm.

Uroj gjithë besimtarët mysliman për muajin e adhurueshëm të Ramazanit, begati dhe çdo gjë të mirë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve!

Sigurisht që të kthesh Nanin pas ka kosto energjije. Por kosto është e barabartë, pasi Përgjoni ishte njësoj nga krahu i Tiranës, ai luante i vetëm në linjën e krahut. Besoj që e kishim vënë jo për të mbyllur veprimet e Përgjonit, por të merrte dhe topat pas shpine, si lojtarë i shpejtë që është. Pastaj në linja kishim spostuar, Itodon, Bregun dhe Zabërgjën. Pa shpenzim energjisë s’mund të merrnim maksimumin e atyre pikëve që kemi marrë. Është kontributi i madh i lojtarëve që unë drejtoj, në 90 minuta ato punojnë fort në të dy fazat e lojës.

Boshti i gjithë ekipit që nga kapiteni Dita, Karamba, Toli dhe Itodo, i kemi pasur jashtë. Ka qenë dëm i madh për ne. Me ardhjen e tyre plotësohemi. Në ndërrime ne futëm lojtarë shumë të mirë si Jonuzi, Karamba, Toli që e ruajtën atë vazhdimësi. A do të ketë dëmtime? Shpresoj që jo, sepse edhe sot me aq minuta sa e mbajtëm Itodon në fushë nuk bëmë mirë, por që ardhja në formë e këtyre lojtarëve dhe të tjerëve si Maliqi, do bëjë që do rrisë rivalitetin. Nëse do të kemi gjithë kontigjentin, do bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë edhe më përpara.

Rotacion? Sigurisht që do të ishte gjëja më e mirë. Kur ngjeshen ndeshjet ka anë të mirë dhe jo të mirë. Ngarkesat mund t’i mbajmë me ndeshje dhe e ulim ngarkesën çdo dy ditë. Por do ishte mirë të bënim rotacion. Të bësh diçka të tillë duhet të keshë gjithë kontigjentin në dispozicion. Nga ky moment e mbrapa është shumë i rëndësishëm për objektivin që ne kemi”, është shprehur Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga