
Regi Lushkja duke ngritur lart trofeun
Për Egnatian viti 2024 përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Rrogozhinasit arritën që të fitojnë për herë të parë titullin kampion, fituan Kupën dhe para 2 ditësh siguruan edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Një nga protagonistët e kampionëve aktualë në sezonin e ri është edhe Regi Lushkja. Mefushori fitoi kështu trofeun e parë në Shqipëri dhe shprehet mjaft i lumtur.
Sipas tij ky vit nuk mund të kishte një fund më të lumtur se kaq. “Mënyra më e mirë për mbyllur vitin”, ka shkruar Lushkja. Kujtojmë se 28-vjeçari u bë pjesë e rrogozhinasve në merkaton e kësaj vere, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
View this post on Instagram
Poll