
Egnatia – Vllaznia ishte një nga duelet më të luftuara të ditës së djeshme. Një përballje pretendentësh për titull, e cila përfundoi në barazim 2-2.
Golat për miqtë u shënuan nga Mala dhe Gruda, ndërsa për vendasit gjetën rrugën e rrjetës Fernando dhe Lushkja. Sigurisht që ky i fundit ka fituar “duelin” me “rivalin” e tij për “Këpucën e Artë”.
Mesfushori i kampionëve shënoi në një sfidë mjaft të luftuar dhe përballë syve të Bekim Balajt. Me golin e shënuar ndaj Vllaznisë tashmë Lushkja ka shkuar në kuotën e 13 gola dhe ka vetmë 1 gol më pak se sulmuesi shkodranë. Siç dihet ky i fundit prej më shumë se 2 muajsh nuk gjen dot rrugën e rrjetës dhe me një Regi në superformë tashmë ndihet i “kërcënuar” në garën për golashënuesin e Superiores.
Saktësisht deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 5 ndeshje, të cilë tpër skuadrat do të jenë 5 “finale”. Ndërsa shto këtu edhe 2 takimet shtesë për finalet e “Final – Four” që do të vendosin edhe për skuadrën kampione të Superiores dhe mbetet të shihet se cili prej tyre do të mund të “triumfojë” në fund dhe të rrëmbëje çmimin e “Këpucës së Artë”.