
Taulant Seferi, Naser Aliji
Naser Aliji u prezantua sot si lojtari më i ri i Dinamo City. Mbrojtësi i majtë pas disa aventurave në Europë rikthehet në Shqipëri, por jo me Kombëtaren shqiptare por si futbollist në Superiore. 30-vjeçari firmosi kontratën me klubin dinamovit dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit të ri i cili pritet të jetë Ilir Daja.
Miqësitë në Kombëtare vijon t’i ketë të forta teksa Taulant Seferi e ka uruar me një mesazh nga Instagrami i tij. Edhe pse Aliji do të luaj për fanellën e rivalëve të ish-klubit të tij Tirana, Seferi uron më të mirën për patriotin e tij nga Kumanova.
“Urime vëllai im, shumë shëndet dhe sukses”, shkruan Seferi.

Poll