
Tirana do të luajë ndaj Pogradeict ditën e dielë, takim ky i vlefshëm për “Play-Out” për biletën e fundit në Superiore. në “Elbasan Arena” do të luhet gjithçka për gjithçka, me sfidën që do të startojë në orën 18:00.
Bledi Shkëmbi prej ditësh vazhdon intensivisht përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, ku vendosen edhe fatet e bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Për të nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ndaj pogradecarëve do të duhet të bëjë llogaritë pa disa futbollistë.
Kështu janë 4 futbollistë që nuk do të mund të luajnë të dielën. Ernest, Abah, Meta dhe Prengaj nuk do të mund të luajnë, teksa kjo listë rrezikon të shtohet, pasi Akileu Ndreca shanset që të luajë janë të vogla, pasi ende nuk është rikuperuar.
Në këto kushte Shkëmbi do të duhet të luajë me një formacion të cunguar dhe që do të duhet të riformatojë formacionin për finalen e Superiores.