Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Finale” e parakohshme në kampionat, Egnatia – Vllaznia luhet për kreun e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
“Finale” e parakohshme në kampionat, Egnatia – Vllaznia
Vllaznia - Egnatia

Egnatia – Vllaznia është padiksutim një nga duelet më të luftuara në Superiore. një përballje mes ekipeve pretendente, ku aktualisht vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim.

Në duelin që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” ditën e hënë, ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët. Fitorja është mëse e detyrueshme për kampionët aktualë të Superiores, pasi automatikisht iu jep edhe kreun e klasifikimit.

Ndërkohë shkodranët edhe me barazim do të vazhdonin të kryesonin në elitë. Jo më kot, kjo përballje cilësohet si një “finale” e parakohshme, pasi këto 2 ekipet do të luftojnë deri në fund për titullin e këtij sezoni, teksa aktualisht janë skuadrat më të mira në këtë sezon.

Ekipi i Edlir Tetovës në shtëpi do të synojë edhe "hakmarrjen" ndaj skuadrës së Edi Martinit për atë humbje 2-0 në fazën e parë të kampionatit. 

Poll

Lexo gjithashtu