Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Final – Four” në “fije të perit”, dy derbet vendosin për fatet e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Final – Four” në “fije të perit”, dy
Cast nga derbi Tirana - Partizani/ Mba ne duel me Najdovskin

Egnatia – Partizani ishte supersfida e javës së 31-të të Superiores, sfidë që përfundoi me fitoren e rrogozhinasve me shifrat 2-1. Një humbje që “dhemb” për të kuqtë, të cilët prej 4 sfidash nuk po arrijnë të sigurojnë fitoren.

Humbja me Egnatian dhe fitorja e Dinamos ndaj Erzenit ka vënë tashmë zeriozisht në pikëpyetje “Finla – Four” për ekipin e Orges Shehit. Kryeqytetasit kanë vetëm 2 pikë më shumë se Dinamo që ndodhet në vendin e 4-të të renditjes.

Pikërisht “Blutë” do të jenë kundërshtari i radhës për “Demat”. Derbi do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Arenën e Demave”. Një duel ku padiksutim ‘djemtë’ e Shehit janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi në të kundërt do të zbrisnin të 4-të në renditje.

Te Partizani nuk kanë kohë për të humbur, teksa menjëherë duhet të kthejnë vëmendjen te dueli i radhës dhe të nisin përgatitjet për këtë ndeshje, ku fitorja është mëse detyrim për të kuqtë.

Por përveç Dinamos, Partizani do të luajë një tjetër derbi që mund të vendosë për fatet e "Final – Four”. Demat do të duelojnë me Tiranën më 28 prill, ndeshje që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Edhe në këtë takim, ‘djemtë’ e Shehit duhrt të synojnë fitoren për të lënë prapa një tejtër kundërshtar direkt për top-4.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga