Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fillojmë që nga Skënderbeu”, Shkëmbi: Të fitojmë tre ndeshjet e mbetura, të luajmë këtë ndeshje si ndaj Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
“Fillojmë që nga Skënderbeu”, Shkëmbi: Të
Bledi Shkëmbi

Fitorja në derbi ndaj Partizanit, i ka rritur besimin Tiranës për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Bardheblutë kanë nesër një transfertë të vështirë përballë Skënderbeut që ka të njëjtat objektiva. Në prag të këtij takimi, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Objektivi i Tiranës, të fitojmë 3 ndeshjet e mbetura duke nisur nga ndeshja e radhës kundër Skënderbeut. Më e vështira është ndeshja e radhës kundër Skënderbeut.

Fitorja në derbi na dha njëfarë qetësie, duhet të na japë moral dhe besim. Nuk i besoj shumë statistikave, di që është ndeshje e vështirë kundër Skënderbeut. Skuadër që po bën mirë, ka lojtarë dhe skuadër të mirë, po luan mirë futboll, duhet të bëjmë maksimumin si në derbi. Duhet ta mendojmë këtë ndeshje në atë mënyrë si menduam dhe luajtëm kundër Partizanit.

Ernest nuk do të jetë. Pjesa tjetër janë të gjithë lojtarët që ishin të gatshëm në ndeshjen e fundit.

Nuk mendoj se ka ndryshim, edhe Skënderbeu do të luajë për të fituar. Llogaritë për pikët bëhen pas ndeshjes. Kryesorja si luan dhe çfarë kërkon. Për skuadrën tonë kjo është e rëndësishme, që të bëjmë ndeshje të mirë, të kërkojmë ta fitojmë, të shfrytëzojmë shanset dhe të jemi të kujdesshëm në ato minuta që kemi pasur probleme pothuajse gjatë gjithë kampionatit.

Kemi thënë shumë herë deri tani, të paktën në javët e fundit, që është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Në moment më përpara, mendova se me Bylisin ishte më e rëndësishmja. Pavarësisht gabimit që bëmë, jemi akoma në garë, duke luftuar, por që në këto javë të mbetura, janë shumë pak dhe mendoj që patjetër është shumë e rëndësishme.

Patjetër që ndikon mungesa e Ernest. Skuadra kishte ndërtuar fizionomi me Ernest përpara si lojtar kryesor të sulmit. E kam thënë pothuajse në çdo ndeshje ku kemi pasur mungesa, një skuadër nuk duhet të varet nga një lojtar. Dhe pse kemi mungesën e Ernest, ne do bëjmë mirë.

Kundër Skënderbeut nuk do doja të ishim në këtë situatë. Unë do bëj maksimumin dhe dëshiroj shumë të fitoj këtë ndeshje, të marrim 3 pikë, pavarësisht atyre ndjenjave që kemi për skuadra të ndryshme, në rastin konkret Skënderbeu.

Dëshira kryesore është që me Skënderbeun të bëjmë maksimumin, të marrim 3 pikë dhe pastaj të shikojmë edhe ecurinë e të tjerëve sepse jo çdo gjë është në dorën tonë”, u shpreh Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga