Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fillimisht duel mbijetese, më pas kampionët dhe në fund sërish derbi, KALENDARI lë pa “frymë” Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Fillimisht duel mbijetese, më pas kampionët dhe në fund
Partizani

Partizani aktualisht pa një trajner, këto ditë do të tentojë të “gjejë forcën” për t’u ringritur. “Demat” po kalojnë një nga momentet më të vështira në këtë sezon, teksa e shikojnë veten të parafundit në klasifikim.

Humbja në derbi ka mbushur “kupën” dhe tashmë ndryshime priten te të kuqtë. Fillimisht drejtuesit duhet të gjejnë zëvendësuesin e Mladen Milinkovic, për të shpresuar më pas te “ringritja”.

Jemi vetëm 3 ndeshje nga fundit i fazës së parë dhe padiksutim drejtuesit do të duan rikthimin e ekipit në “shinat” e duhura. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi 3 javë shumë të vështira i presin “Demat”.

Fillimisht pas sfidave të Kombëtares do të luajnë duelin direkt për mbijetesë me Flamurtarin, takim të cilin do ta luajnë në transfertë.

Ndërkohë 1 javë më pas do të presin në “Arenën e Demave” kampionët aktualë të Superiores, Egnatian,  ndërsa do ta mbyllin fazën e parë në transfertë dhe do të luajnë “derbin” me Dinamon. Takime këto që sigurisht, ekipi do të kërkojnë maksimumin e pikëve dhe do të shpresojë te ringritja.

Fillimisht duel mbijetese, më pas kampionët dhe në fund
 

 

Poll

Lexo gjithashtu