
Dinamo është tronditur nga vendimi i fundit i FIFA-s. Dinamovitëve iu është bllokuar merkatoja, teksa tashmë nuk do të mund të bëjnë regjistrime të futbollistëve në merkaton e ardhshme.
FIFA ka marrë këtë vendim, pasi rezulton që “Blutë” nuk kanë shlyer detyrimet e tyre dhe ende nuk bëhet me dije se ndaj cilit lojtarë. Kjo rrjedhimisht ka sjellë penalizim për ta.
Një lajm aspak pozitiv për “Blutë” të cilët po luftojnë në Superiore për të fituar titullin kampionë. Pas këtij lajmi sigurisht që Ilir Daja ka vënë “duart në kokë”, pasi siç është një situatë e cila pengon klubet për t’u përforcuar.
Vlen të theksohet se me merkato të bllokuar janë edhe Tirana dhe Laçi, të cilët vazhdojnë të ketë detyrime të pashlyera ndaj futbollistëve. Gjithashtu edhe Vllaznia ishte një tjetër ekip me merkato të bllokuar, por shkodranët kanë arritur të shlyejnë të gjitha detyrimet dhe të zhbllokojnë merkaton.