Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FIFA “shtang” Vllazninë për të disatën herë, vendim DRASTIK për shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA “shtang” Vllazninë për të disatën
Vllaznia - Bylis

Vllaznisë i është bllokuar sërish merkatoja. FIFA për të disatën herë ka vendosur të bllokojë merkaton e shkodranëve. Në këtë mënyrë i ndalohet kuqebluve kategorikisht të bëjnë regjistrimet e llojtarqve të rinj.

Nga sa mësohet ky vendim është marrë më 27 shkurt dhe do të jetë për një periudhë të pacaktuar. Një vendim ky që ka “shtangur” kryesuesit e kampionatit dhe e gjitha kjo ka ardhur për shkak të problemeve me pagesat.

Absolutisht që kjo s’është më diçka e re për shkodranët, pasi edhe në merkaton e dimrit patën të njëjtin fat, por arritën që të zhbllokonin merkaton dhe të transferonin futbollistë.

Siç dihet Vllaznia kryeson në Superiore me 51 pikë, 5 më shumë se Elbasani dhe Egnatia që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu