Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Festojnë Laçi e Skënderbeu në javën e 9-të, Partizani kryeson i vetëm Superioren pas fazës së parë (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Festojnë Laçi e Skënderbeu në javën e 9-të,
Kategoria Superiore

Superiorja ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 9-të të kampionatit. Vetëm 2 ekipe ia dolën të sigurojnë fitoren, ndërsa në 3 ndeshje të tjera u mbyllën në barazim.

Kështu Laçi më në fund merr fitoren e parë të sezonit, ndërsa në stol debutoi Francesco Moriero. Ky i fundit “riktheu” besimin te laçianët pas përmbysjes 3-1 ndaj Vllaznisë. 3 pikët i mori edhe Skënderbeu që fitoi duelin e “mbijetesës” me Bylisin.

Ndërsa në fund të kësaj faze feston vetëm Partizanit. “Demat” edhe pse u ndalën në barazim me Elbasanin në “Elbasan Arena” kryesojnë Superiores të vetëm. Të kuqtë e Aleksander Veselinovic kryesojnë me 16 pikë, 1 më shumë se Egnatia dhe Dinamo dhe 2 më shumë se Elbasani, Vllaznia dhe Teuta.

Ndërkohë Tirana dhe Skënderbeu kanë kuotë të njëjtë pikësh, 10 dhe ndodhen përkatësisht në vendin e 7 dhe 8-të. Laçi i Morieros pas fitores me Vllazninë shkojnë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa në vendin e fundit në klasifikim zbret Bylisi me vetëm 5 pikë pas 9 ndeshjesh.

Festojnë Laçi e Skënderbeu në javën e 9-të,
Renditja e Superiores pas javes se 9

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga