Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Festë në kampin kurbinas, shkak bëhet një prej talenteve të mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
Festë në kampin kurbinas, shkak bëhet një prej talenteve
Isi Manellari

Sot tek Laçi ka festë të veçantë. Futbollisti Isi Manellari gëzon ditëlindjen ditën e sotme në kampin bardhezi.

Mesfushori me këmbën e djathtë të preferuar mbush plot 27 vjeç. Pogradecari është pjesë e kurbinasve që prej vitit 2022 dhe ka mbajtur veshur edhe shiritin e kapitenit përgjatë 2 viteve. Lojtari i klubit verior ka treguar potencialin që zotëron që prej ardhjes në Laç prej Tomorit.

Manellari është produkt i klubit liqenor pasi ka dalë nga akademia U-19 e Pogradecit. Ai po ashtu ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të Kategorisë së Parë, si dhe ka patur eksperienca me ekipet e kryeqytetit, Partizani e Dinamo po pa mbërritur tek skuadra e të rriturve.

Isi Manellari këtë sezon ka luajtur mjaftueshëm, plot 21 sfida, ku ka treguar talentin. Pavarësisht se 27 vjeçari nuk ka shënuar, ka gjetur 1 asistim këtë edicion si dhe është aktivizuar 81 përqind të minutave të mundshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga