Bylis dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në Ballsh, për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, nis në orën 13:30.
Skuadra vendase vjen në një moment të vështirë, ku në 4 javët e fundit ka grumbulluar dy pikë. Pikërisht kundër Vllaznisë pretendente, ekipi i Nevil Dedes kërkon kthesën.
Një plus për Bylisin pritet të jenë edhe tifozët. Duke qenë se sot është 29 Nëntori, festa e çlirimit të Shqipërisë, për shumë është ditë pushimi. Kjo bën, që Bylis të besojë te numri i tifozëve në tribuna.
Poll