
Egnatia - Partizani
Egnatia dhe Partizani do të përballen këtë të shtunë për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, do të nisë në orën 13:30.
Një ndeshje për pikë kreu, me Partizanin që kërkon të afrohet me rrogozhinasit. Këta të fundit janë kryesues të kampionatit me 45 pikë, 5 më shumë se “Demat” e vendin të tretë.
Favorit në letër për këtë sfidë ndoshta mund të jetë Egnatia, prej renditjes. Megjithatë e shkuara flet për të kuqtë. Në 16 ndeshje të zhvilluara, 5 herë ka triumfuar Partizani.
Ndërkohë që vetëm 3 herë ka dalë fituar Egnatia, ndërsa 8 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim.
Poll