Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Çfarë paralajmëron Tirana?! Klubi bardheblu me njoftim para derbit: Nuk do të ketë vetëm futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Çfarë paralajmëron Tirana?! Klubi bardheblu me njoftim para
Tirana dhe Tirona Fanatics

Ditën e nesërme më shumë se kurrë jemi gjithë sy e veshë nga “Arena Kombëtare”. Në ornë 19:00 çdo gjë do të ndalojë, pasi do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe partizanit.

2 rivalë vihen përballë në një sfidë që pritet të jetë e luftuar dhe spektakolare si në fushë edhe në tribuna. “Ethet” e kësaj sfidë kanë kapluar cdo tifoz, të madh e të vogël, ndërsa me kuriozitet pritet të shikojmë se kush do të udhëheqë kryeqytetin pas 90-të minutave.

Bardheblutë janë pritës dhe premtojnë se e nesërma do të jetë një ditë ndryshe, ku klubi ka rezervuar një performancë argëtuese për të gjithë sportdashësit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ata gjithashtu bëjnë thirrje që të jenë sa më të shumtë në stadium.

“E diela pret ndeshjen KF Tirana-FK Partizani që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Jo vetëm futboll të bukur por edhe performancë argëtuese është ajo çka është rezervuar nga Klubi i Futbollit Tirana në këtë ditë. Në një performancë fantastike të rezervuar për futboll-dashësit, ju presim të përjetojmë së bashku këtë atmosferë duke mbushur shkallët e stadiumit për ekipin më të madh në vend. Për Tironën!

Eja në stadium. Mos mungo!”, shkruan klubi bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga