Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Faleminderit kolegëve dhe presidentit të FSHF-së”, Tetova mposht Dinamon pas operacionit në zemër: S’e merituam 100% fitoren!

Shkruar nga NEWSPORT
“Faleminderit kolegëve dhe presidentit të FSHF-së”,
Edlir Tetova

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me shifrat 1-2 për rrogozhinasit. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Ndihem pak më mirë, kështu shpresoj. Sigurisht ditët janë të gjata kur je në pozita të tilla. Por mendoj që me hapa të vegjël, pa u nxituar, çdo gjë do të shkojë drejt normalizimit. Doja të përshëndesja të gjithë kolegët, presidentët e klubeve, presidentin e FSHF-së që më ka qëndruar pranë me një mesazh në ato ditë të vështira.

Është vetëm ndeshja e dytë me Dinamon. Kishim një qasje tjetër sot. Përdorëm një manovër duke parë që Dinamo na ka mbuluar një kundër një në daljet e topit. Lamë vetëm dy qendërmbrojtës dhe krijuam hapësira 25 metra, për t’u ngjitur lart dhe për të përfituar se nga rivënia s’ka offside. Shpresoj që në vazhdim të kemi rrugëdalje të kësaj skeme, sigurisht që futet tek ajo që unë dua të përdor me ekipin. Përsa i përket lojës, s’është se e merituam 100% këtë fitore. Dinamo na ushtroi presion me mbajtjen e topit dhe na ngjeshi në gjysmëfushën tonë, por t’i japim merita kundërshtarit. S’ishim gjithmonë konkret në lëvizjen e topit, ishim me pak fat.

Jemi relativisht në një linjë. Kishim pjesën e parë, ishim në 3 të 4-at. Kishim vonesa në presing nga pjesa lart. Ashtu vijnë më pas vështirësitë e pjesës poshtë. Kishim zgjedhur kështu që t’i jepnim metra Dinamos, për të qenë të rrezikshëm në kundërsulme. Ndryshuam Grudën me Selmanin, për të krijuar thellësi te mbrojtësi i Dinamos, ia arritëm me topin e mesëm. Është ajo që Dinamo mori epërsi te kjo gjë, tek manovra jonë e dytë, që unë e rindryshova në 20 minutat e fundit, e bëra 3-5-2.

Pastaj mendoj se morëm gjerësi. Por në një ndërrim loje me top lart, që mund të ishte e evitueshme, morëm një gol në minutat e fundit. Dhuratë e çunave për mua? Pse jo e të dyjave, edhe e imja për ta. Kjo është vetëm një ndeshje, ka boll të tjera. E rëndësishme të mbajmë topin në zotërim, si në fushë dhe jetën e përditshme”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu