Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ende pa fitore në Superiore, por trajneri Roberto Bordin shfaqet i bindur: Tirana është gati ndaj Egnatias, kemi më shumë alternativa në ekip

Shkruar nga NEWSPORT
Ende pa fitore në Superiore, por trajneri Roberto Bordin shfaqet i bindur:
Roberto Bordin

Fitorja në Bylis ka kthyer qetësin te kampionët e Egnatias, pas asaj nisje të “beftë”, teksa do kërkojnë të tregojnë veten edhe me Tiranën. Megjithatë, trajneri i bardhebluve Roberto Bordin nuk i druhet rivalit. Në konferencën para mediave, Bordin është shprehur i qetë dhe besimplotë, teksa i ka mëshuar edhe rikuperimeve në grup, ku do të ketë më shumë opsione për të zgjedhur:

“Një pjesë e parë nuk mjafton, ne vuajtëm shumë në të dytën. Ndonëse shanset më të mira pas golit të parë ishin të shkonim 2 – 0 ndaj Flamurtarit, ndonëse nuk ja dolëm dhe kjo na penalizojë. Më pas ndeshja do ishte e mbyllur që në pjesë e parë.

Më pas vujatëm në të dytën, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe me stërvitje mund të arrijmë gjendjen optimanale. Është logjike që gjërat gjithmonë duhet të përmirësohen, kështu që jo gjithmonë marrësh atë që përgatisim në stërvitje.

Ndaj Flamurtarit luajtëm një pjesë shumë të mirë, siç thashë edhe më parë më lart. Pjesa e dytë, sidomos 20 minutat e fundit, vuajtëm nga një gjendje fizike jo optimale, kështu që duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Lojtarët duhte të kutpojnë se duhet të rrisim ritmin dhe e kemi praktikuar që këtë javë. Kështu që kemi kohë për të punuar dhe duhet te punojmë edhe më shumë çdo ditë. Unë gjithmonë shikoj ndeshje pas ndeshje.

Fokusohem te ndeshja e radhës. Tani kemi Egnatian dhe kështu jemi përgatitur për këtë duel pa menduar për të tjerët. Le të shohim hap pas hapi, sepse çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra. Por unë jam i qetë, nuk i kam këto probleme duke parë statistikat, por thjesht përgatis ekipin tim, lojtarët e mi dhe përpiqem të luaj një ndeshje të mirë për të qenë në gjendjen ta fitojmë atë.

Kemi disa të padisponueshëm, sepse po riaftësohen... Ismaili, Junior, po kthehemi pak nga dëmtimet, por ata nuk janë ende gati. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion, kështu që do të kemi disa alternativa në përzgjedhje. Më shumë lojtarë në dispozicion”.          

Poll

Lexo gjithashtu