
Josa - Shehi - Duro
Flamurtari prej javësh kërkon një trajner të ri. Një listë e gjatë me emra ndodhet në tavolinën e Sinan Idrizit, i cili po shqyrton çdo mundësi.
Këtë herë i fundit që del në “skenë” është Shpëtim Duro. Ky i fundit aktualisht është i papunë, teksa ekipi i fundit që ka drejtuar është Suhareka.
Eksperienca e 65-vjeçarit bën që në Vlorë të besojnë te ai, madje timonieri kryeqytetas e ka drejtuar edhe më parë Flamurtarin, po në Superiore. CV-ja e pasur e Duros e bën atë një nga kandidatët kryesorë për të marrë në dorë “frenat” e kuqezinjve.
Ndërkohë kujtojmë se emra të tjerë që janë lidhur me Flamurtarin janë Qatip Osmani, Ernest Gjoka dhe Zoran Zekic.
Poll