
Elbasani
Pasi barazoi 1-1 me Bylisin në shtëpi dhe 0-0 me Ethnikos Achnas në Greqi, Elbasani do të vazhdojë të qëndrojë në shtetin fqinj për fazën përgatitore.
Verdheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme miqësoren e radhës, të cilën do të luajnë ndaj një kundërshtari të fortë. Aris, do të jetë rivali i radhës i Elbasanit. Një ekip që militon në Superligën greke, do të masë forcat me verdheblutë që deri më tani kanë bërë një merkato fantastike.
“Luajmë miqësoren e dytë të fazës përgatitore në Greqi. Udhëtojmë në Selanik për tu përballur ndaj ekipit të Superligës greke, Aris. Më 6 gusht, ora 20:00 zhvillojmë miqësoren në impiantin "Kleanthis Vikelidis", shkruan klubi i Elbasanit në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll