Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani pa “frena”, ‘parakalon’ Tiranën dhe Partizanin për shërbimet e talentit 21 vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani pa “frena”, ‘parakalon’ Tiranën dhe
Irgi Kasalla

Nuk është as Tirana apo Partizani. Elbasani duket se ka fituar garën me ekipet kryeqytetase për shërbimet e Irgi Kasallës.

Elbasanasit po tregohen pa “frena” në merkato, teksa mësohet se 21-vjeçari është shumë afër marrëveshjes me ekipin kampion të Kategorisë së Parë. “Newsport.al” bëri të ditur ditën e djeshme se Tirana dhe Partizani kishin paraqitur ofertë zyrtare për Kasallën, por tashmë gjërat duken se kanë ndryshuar dhe lojtari që është në pronësi të Korabit duket drejt kalimit në Elbasan.

Merkatoja shpesh na servir surpriza, por një gjë është e sigurtë se e ardhmja e Kasallës do të jetë në Superiore në sezonin e ri.

Kujtojmë se skuadra e Nevil Dedes ngjitet në Superiore si ekipi kampionë i Kategorisë së Parë. Puna për përforcimin e skuadrës ka nisur prej ditësh dhe mbetet të presim per të mësuar se kush do të jenë lojtarët që do të veshin fanelën verdheblu për sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga