Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani një qytet "i ringjallur" nga futbolli, takimi kundër Partizanit "i përmbushur" në çdo aspekt

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani një qytet "i ringjallur" nga futbolli, takimi
Tifozët e Partizanit

Ndeshja e fundit e fazës së parë ishte ajo e zhvilluar dje në Elbasan. Elbasani ndau pikët me Partizanin, një rezultat i favorshëm për të dyja ekipet. Elbasani rikthehet në Final Four, kurse "Demat" kryesojnë kreun. Takimi pa nga një gol të shënuar për cilindo.

Ajo që ra në sy ishte tifozeria e shumtë në stadium. "Elbasan Arena" ngjasonte me një mini "Air Albania" dhe sfida dukej si një derbi, edhe pse mund t'a quajmë një derbi të vogël për arsye gjeografike. E kjo specifikë, shtuar dita e diel ku shumica janë "off" nga puna bëri që jo vetëm elbasanasit të tërhiqeshin nga interesi për të ardhur në stadium, por ehde tifozeria e kuqe të mbështeste skuadrën e kuqe. Kryeqyteti nuk është larg nga qyteti i Shqipërisë së Mesme dhe mundësia për të kryesuar kampionatin i bën fansat e flaktë të Partizanit të ndërmerrnin udhëtimin për transfertë. Në fund mundi ia vlejti pasi përveçse shijuan një ballafaqim Elbasani-Partizani që kishte më se 1 dekadë që nuk përsëritej, ata panë ekipin e zemrës të ngjitej vend të parë.

Një tjetër detaj piaknt ishte fjalimi i trajnerit serb Veselinoviç. Si i huaji që është në vendin tonë, atij i bëjnë përshtypje shumë gjëra e një ndër to ishte mikpritja elbasanase. Serbi falenderoj qytetin e mrekullueshëm dhe të gjithë fansat e pranishëm në impiant. Trajnerit i pëlqeu gjendja e stadiumit dhe zhurma e ngjallur brenda dhe jashtë tij. Madje, gjatë intervistës pas ndeshjes Veselinoviç ritheksoi disa herë në fjali falenderimet e përzemërta për klubin AF Elbasani.

Kështu, takimi më i përfolur i Superiores pas derbit të Tiranës rezultoj një ballafaqim për mos t'u humbur. "Tigrat" dhe "Guerrilsat" i dhanë tonin sfidës dhe bënë që qytetarët të përjetonin një nga takimet më të zellshme të sezonit deri në këtë pikë.

Elbasani një qytet "i ringjallur" nga futbolli, takimi
Elbasani-Partizani

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga