Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani në zi, ndahet nga jeta figura e dashur për qytetin

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani në zi, ndahet nga jeta figura e dashur për qytetin
Klubi i Elbasanit në zi

Para pak minutash, klubi i Elbasanit ka njoftuar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Bashkim Bakiu – Giçja. Ai mbante detyrën e kujdestarit të palodhur në kompleksin sportiv “Sporti i Vjetër”. Nën kujdesin e të ndjerit, brez të rinjësh hodhën hapat e parë në futboll. Ja postimi i klubit të Elbasanit:

“Sot u shua një figure e dashur për qytetin dhe për breza të tërë sportistësh. Bashkim Bakiu – Giçja, kujdestari i palodhur i kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja”, apo siç e njohim të gjithë, “Sporti i Vjetër”.

Për vite me radhë ai ishte më shumë se një kujdestar. Ishte njeriu që hapte portën çdo mëngjes, që ruante fushat me përkushtim, që i priste fëmijët me buzëqeshje dhe që qëndronte aty deri në fund të ditës.

Në atë fushë, nën kujdesin e tij, breza të tërë të rinjsh hodhën hapat e parë në futboll dhe ndërtuan ëndrrat e tyre. 'Sporti i Vjetër' nuk ishte thjesht një kompleks sportiv, ishte një shtëpi për shumë prej nesh. Dhe Giçja ishte pjesë e pandashme e asaj shtëpie. Prehu në paqe, Giçe. Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së atyre që u rritën në atë fushë”.  

 

Poll

Lexo gjithashtu