Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani i plotëson “kërkesën” Bordin, drejtuesit arrijnë akordin me qendërmbrojtësin kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani i plotëson “kërkesën” Bordin, drejtuesit
Harallamb Qaqi kur ishte pjese e Teutes

Te Elbasani nuk kanë kohë për të humbur dhe drejtuesit menjëherë i kanë plotësuar “kërkesën” Roberto Bordin. Trajneri italian u bëri të ditur drejtuesve se në këtë merkato kërkonte edhe një qendërmbrojtës për t’i besuar qendrën e prapavijës së bashku me Bruno Lulajt.

Tashmë drejtuesit kanë gjetur akordin me ish-mbrojtësin e Teutës. Sipas “Supersport” bëhet fjalë për Harallamb Qaqi, i cili është lojtar i lirë që pas largimit nga durrsakët.

30-vjeçari do të vazhdojë kështu të mbetet pjesë e Superiores, ku do të nisë një aventurë të re në Elbasan. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje është çështje ditësh dhe kështu verdheblutë bëjnë ‘top’ prapavijën.  Kujtojmë se në të kaluarën Qaqi përveç Teutës ka luajtur edhe me Laçin dhe Kukësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga