
Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 3-të të kampionatit. Kët ëjavë arritën të siguronin fitoren Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia.
Verdheblutë mposhtën Dinamon me rezultatin 1-0 dhe tashmë komandojnë Superioren me 7 pikë. me 1 pikë më pak ndodhet Vllaznia, me shkodranët që “shkatërruan” me rezultatin 4-1 Partizani.
Pas humbjes me shkodranëet, “Demat” janë të 3-tët në klasifikim me 4 pikë. Po me kaq pikë ndodhet edhe Egnatia, me rrogozhinasit që siguruan fitoren e parë për këtë sezon, teksa mposhtën Bylisin.
Vora mori 1 pikë ndaj Teutës, me ekipin e Arian Bellait që mban vendine 5-të. Me 3 pikë ndodhet Dinamo, por “Blutë” kanë 1 ndeshje më pak të zhvilluar. Edhe Teuta ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa ka grumbulluar vetëm 2 pikë.
Po me kaq pikë ndodhen edhe Flamurtari, Bylisi dhe Tirana, me bardheblutë që për shkak të golavarazhit mbyllin tabelën e klasifikimit si të fundit.
