Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Partizani dhe Egnatia do të përballen sot në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë këtë duel. Kryesor do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa asistentët e tij do të jenë Emigers Ganxhi dhe Taulant Kasa.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Ermis Çelaj. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Bylykbashit do të vijnë Olsid Ferataj dhe Daniel Vrapi.
Arbitër kryesor: Erjon Bylykbashi
Asistent 1: Emigers Ganxhi
Asistent 2: Taulant Kasa
Arbitër i 4: Ermis Çelaj
VAR:Olsid Ferataj
aVAR: Daniel Vrapi
Poll
