Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Elbasani dhe Teuta do të përballen sot në kuadër të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë. Kryesor në këtë ndeshje do të jetë Albert Doda, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Ani Koçiaj.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar, Olti Çela. Ndërkohë që në dhomët e VAR-it do të jenë Olsion Yzeiraj dhe Ermis Çelaj.
Arbitër kryesor: Albert Doda
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Ani Koçiaj
Arbitër i 4: Olti Çela
Var: Olsion Yzeiraj
Avar: Ermis Çelaj
Poll
