
Arbitrat e ndeshjes
Tirana dhe Egnatia do të përballen ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në kryeqytet.
Kryesor i kësaj sfide do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa asistentët e tij do të jetë Marjus Qose dhe Edlir Malo. Në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Andi Koçi.
Në ndihmë të Bylykbashit nga dhoma e VAR do të vijnë Florjan Lata dhe asistente e tij do të jetë Emanuela Rusta.
Kryesor: Erjon Bylykbashi
Asistent 1: Marjus Qose
Asistent 2: Edlir Malo
Arbitër i 4: Andi Koçi
Var: Florjan Lata
Avar: Emanuela Rusta
Poll