
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Bylis dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, do të nisë në orën 14:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.
Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë Daniel Vrapi, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Xhuljan Rroshi. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar, Enis Dishani.
Ndërsa nga dhoma e sistemt VAR në ndihmë të Vrapit, do të vijnë Adrian Beqiraj dhe asistenti i tij, Andi Koçi.
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Xhuljan Rroshi
Arbitër i 4: Enis Dishani
Var: Adrian Beqiraj
Avar: Andi Koçi
Poll