
Salami
Mustapha Salami nuk do të jetë lojtar i Kukësit në Kategorinë e Parë. Newsport.al mëson se sulmuesi nuk është stërvitur me verilindorët gjatë ditës së sotme.
Ka dy pista për të ardhmen e tij. Njëra është ajo e Partizanit në Shqipëri, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për një transferim jashtë vendit. Kjo pasi për 22-vjeçarin ka pasur interes nga Izraeli.
Sulmuesi nga Nigeria u përfol gjatë për një kalim te Partizani. Po ashtu nuk munguan negociatat me verilindorët, prandaj mbetet për t’u parë çfarë është vendosur përfundimisht për të ardhmen e Salamit. /Newsport.al/
Poll