Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Situatë e paprecedentë në Superligë, titullari padit Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Situatë e paprecedentë në Superligë, titullari
Jurguens Montenegro

Jurguens Montegro ka paditur Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh. Newsport.al mëson se kjo është arsyeja përse sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka pranuar të kthehet te rrogozhinasit.

Mungesa e tij ra në sy pas muajit maj, kur Egnatia u shpall kampion. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u afrua në Rrogozhinë gjatë janarit të këtij viti. Egnatia bleu kartonin e Montenegros pikërisht nga LD Alajuelense.

Deri tani nuk është thënë asnjë version zyrtar nga palët për mungesën e lojtarit nga Kosta Rika. Ditët në vijim vetë futbollisti pritet të dalë në deklaratë.

Gjithçka që Newsport.al ka siguruar është se një avokat i punësuar nga Jurguens Montenegro, po punon prej rreth 4 muajsh me këtë çështje. Në anën tjetër Egnatia vazhdon me angazhimin e saj në Europë.

Pasi u eleminuan nga Borac Banja Luka në turin e parë të Champions League, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova po angazhohen në Conference League.

Aty kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vikingur Rejkjavik me rezultatin 0-1 në Islandë. Takimi i kthimit që do vendosë cili kalon në turin e tretë, luhet më 1 gusht ora 20:00 në "Loro Boriçi". /Emanuel Loci/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga