Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Partizani bën lëvizjen e parë në merkato, të kuqtë sigurojnë ish-sulmuesin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Partizani bën lëvizjen e parë në merkato,
Partizani

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të drejtorit të ri sportiv, Partizani është vën në aksion. “Newsport.al” mëson përmes burimeve konfidenciale se kryeqytetasit kanë gjetur akordin me sulmuesin peruan Carlos Rivas.

Anësori amerikano-latin e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me herët te Kukësi, ndërsa është 25 vjeç dhe me një gjatësi prej 184 centimetra, i aftë të bëjë “dëme” përmes goditjeve me kokë.

Tashmë, opsionet në fazën ofensive për trajnerin Oltijon Kërnaja shtohen, aty ku synimi i “Demave të Kuq” deri në mbyllje të sezonit do të jetë “Final 4”, e ku më pas kjo “formulë” i jep mundësi për të pretenduar titullin.

Pas 18 javësh Superiore, Partizani mban pozitën e 6-të me 23 pikë, 7 më pak nga vendi i 4-të.   

EKSKLUZIVE/ Partizani bën lëvizjen e parë në merkato,
Carlos Rivas

 

Poll

Lexo gjithashtu