Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Një goleador për Tiranën, bardheblutë ‘blindojnë’ repartin e sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Një goleador për Tiranën, bardheblutë
Walid Jarmouni

Tirana është duke kryer lëvizjet e fundit për merkaton e verës. Klubi bardheblu është më aktivi në Superiore ku deri tani ka firmosur me plot 12 lojtarë, 8 prej të cilëve janë zyrtarizuar në rrjete sociale. Por një tjetër u shtohet ‘dyzinës’ së afrimeve.

Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al se Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi 24-vjeçar me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv ku luan si qendërsulmues ose sulmues i djathtë pasi gjuan me këmbën e majtë.

Ai vjen nga kampionati i Luksemburgut ku luajti për Niederkorn dhe shënoi 16 gola e 5 asiste. I gjatë 1.89 metra, Jarmouni do të jetë pikë referimi në majën e sulmit të bardhebluve. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nga klubi në rrjete sociale pasi të mbyllen edhe çështjet e fundit burokratike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga