Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Nga kampionët te Tirana dhe anasjellas, 24-vjeçari mbyll aventurën me klubin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Nga kampionët te Tirana dhe anasjellas, 24-vjeçari mbyll
Fatmir Prenga

Fatmir Prenga në sezonin që lamë pas ishte pjesë e ekipit të Tiranës. Sulmuesi 24-vjeçar ishte në formë huazimi nga Vora te bardheblutë, teksa në fund të sezonit u kthye përsëri te kampionët e Kategorisë së Parë.

Megjithatë, Prenga nuk do të vazhdojë me Vorën. Burime për “Newsport.al” kanë bërë të ditur se sulmuesi i krahut të majtë është larguar sot nga Vora, duke përfunduar bashkëpunimin. Pavarësisht se Prenga kishte edhe 2 vite të tjera kontratë me voranët, futbollisti ka marrë letrat e largimit.

Tashmë, 24-vjeçari është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Pritet të shihet se në cilin ekipi do ta vazhdojë karrierën e tij ish-sulmuesi i Tiranës. Kujtojmë që në të shkuarën, Prenga ka luajtur edhe për Laçin dhe Erzenin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga