
Fatmir Prenga u largua nga Tirana pas vetëm një sezoni. Një “lamtumirë” e bujshme nga sulmuesi, i cili mbyll kështu aventurën e tij me bardheblutë pas një sezoni të vështirë.
Megjithatë, tashmë Prenga është një lojtar i lirë dhe po mendon për të ardhmen. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Newsport.al”, se 24-vjeçari nga Mamurrasi po shqyrton mundësinë e rikthimit e Vora pas vetëm një sezoni.

Kampionët e Kategorisë së Parë, që sezonin e ardhshëm do të militojnë në Superiore, janë një opsion konkret për të ardhmen e Prengës. Por, ende nuk ka asgjë të kryer.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Prenga mori pjesë në 31 ndeshje me Tiranën, me një total prej 1,614 minutash. Sulmuesi i krahut të majtë shënoi 2 gola dhe asistoi në 2 të tjerë. /Nikoll RAJTA/