
Erdenis Gurishta do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë. Shkodrani ka mbyllur marrëveshjen me mirëkuptim me CSKA 1948 në Bulgari dhe tashmë do të rikthehet në Superiore.
“Newsport.al” ka mësuar EKSKLUZIVISHT se 29-vjeçari do të firmosë ditën e nesërme në Shkodër. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në kët ëmënyrë mbrojtësi do të përforcojë repartin e prapavijës te kuqeblutë.
Në këtë sezon te skuadra bullgare, Gurishta ka luajtur në 18 ndeshje, ndërsa rikthehet në elitë për të udhëhequr shkodranët drejt rezultateve pozitive. Shkodrani është një ‘fiksim” për ekipet kryeqytetase të cilët kishin interes për shërbimet e tij, por në fund Vllaznia siguron shërbimet e ish-mbrojtësit të Kombëtares, i cili me kuqezinjtë ka luajtur në 2 sfida.
