Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ "Egnatia 'trampolinë' për t'u transferuar në Europë", mbrojtësi azer: Konkurrenca? Nuk kam frikë, e di kush jam dhe nga vij

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Egnatia 'trampolinë' për t'u
Zamig Aliyev

Egnatia ka bërë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Zamig Aliyev është lojtari më i ri i rrogozhinasve. 23-vjeçari me origjinë nga Azerbajxhani mbylli aventurën e tij me Qarabag 2 për të nisur një të re në Shqipëri. Qendërmbrojtësi azer shihet nga drejtuesit si përforcimi ideal për repartin difensiv.

Teksa është vetë futbollisti që në një prononcim ekskluziv për Newsport.al tregon si u bind për tu transferuar te Egnatia. Ndër të tjera Aliyev tregon objektivat e tij personale dhe thekson se nuk ka frikë për konkurrencën brenda ekipit rrogozhinas edhe pse mbrojtja ka lojtarë si Malota, Xhemajli apo Dulysse.

Si ndiheni që keni firmosur me ekipin kampion të Shqipërisë?

Sigurisht që jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që kam nënshkruar kontratë me një ekip kampion.

Si u bindët që të transferoheshit tek Egnatia?

Sinqerisht, nuk bëra asgjë shtesë. Agjenti im më tha që Egnatia ishte i interesuar për mua dhe u lumturova kur e dëgjova këtë sepse e njihja skuadrën më parë. Shoku im nga Azerbajxhani Vusal Isgenderli ka luajtur këtu dhe e dija që kjo skuadër po luftonte për të fituar kampionatin. Jam shumë i lumtur që transferimi im u krye. Dua të falënderoj agjentin tim, presidentin e klubit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë transferim.

Cilat janë objektivat e tua personal dhe ato me ekipin?

Jam i vetëdijshëm që kam ardhur në ekipin kampion. Pritshmëritë këtu janë të mëdha, do të luftojmë për kampionatin si skuadër vitin e ardhshëm dhe duam shumë që të kalojmë në grupe në kupat e Europës. Sa i përket synimeve të mia personale, jam i vetëdijshëm se nga vij dhe e di që pritet shumë nga unë. Dua të tregoj veten këtu dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë kampionatin. Qëllimet e mia personale janë të mëdha. Para së gjithash, dua të arrij suksese të mëdha këtu, të përjetoj kampionatin dhe më pas të transferohem në ekipet e mëdha të Evropës dhe të kontribuoj për ekipin tim me këtë transferim.

Egnatia ka qendërmbrojtës si Malota, Xhemajli apo Dulysse, keni frikë nga konkurrenca brenda skuadrës?

Unë i respektoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe e di që janë futbollistë të mirë. Por nuk kam frikë as nga konkurrenca. Unë jam gati të garoj, do të luftoj për fanellën deri në fund, nuk kam ardhur këtu të mënjanohem, por kam ardhur këtu për të luajtur dhe do të luftoj për të deri në fund dhe do t'i jap maksimumin tim skuadrës. /Nikoll RAJTA/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga