Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Dinamo i ofron rinovimin yllit të sulmit, 26-vjeçari gati të vendosë për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Dinamo i ofron rinovimin yllit të sulmit, 26-vjeçari
Lorenco Vila

Dinamo mbylli sezonin që lamë pas me një trofe të fituar. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, fitoi Kupën e Shqipërisë, teksa ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinale të “Final Four”, ku u eliminua nga Vllaznia.

Tashmë, klubi dinamovit ka nisur të mendojë për merkaton. Dinamo po mendon për afrimet, largimet, por edhe për rinovimet. Pikërisht këtë të fundit, ia ka ofruar Lorenco Vilës.

Sulmuesi 26-vjeçar ka marrë ofertën e rinovimit nga klubi dinamovit, teksa së shpejti do të vendosë për të ardhmen. Burime për “Newsport.al”, bëjnë me dije se rinovimi me shumë mundësi do të pranohet nga Vila.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, 26-vjeçari bëri paraqitje mjaft të mirë në 42 ndeshje ku mori minuta. Vila ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në 5 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga