
Stevan Racic ka komentuar ekskluzivisht për Newsport derbin e shumëpritur të kryeqytetit. Sulmuesi dikur pjesë e Partizanit ka folur rreth viteve që kaloi në vendin tonë duke mbajtur veshur fanellën “shejntore” sipas tij të kryeqytetasve.
Serbi ka luajtur për 2 sezone me “Demat” por ende kujtohet nga tifozët e kuq. Në sezonet 204-2015 dhe 2015-2016 bomberi realizoi në total 20 gola. Kundërshtari i preferuar i goleadorit në Superiroe ka qenë Teuta dhe Elbasani, ndaj të cilave ka tundur rrjetën 4 herë respektivisht.
Ish-lojtari i të kuqve ka përshkruar derbin ndaj Tiranës ku ai vetë ka qenë i pranishëm. Për Racic, kjo sfidë i ngjan derbin të Argjentinës mes Boca Juniors dhe River Plate, edhe pse mund të duket utopike.
Stevan Racic ka shijuar dhe golin ndaj bardhebluve dhe jo më kot e kuoton veten si të pandalshëm sa herë që rivalizonte “armiqtë” e përbetuar të Partizanit.
-Ju kujtohet derbi Partizani-Tirana? Çfarë emocionesh keni përjetuar kur keni qenë prezent në një sfidë të përmasave të tilla?
Sigurisht që më kujtohet derbi i kryeqytetit. Ishin ndeshje që kishin shumë kuptim dhe domethënie për stafin dhe lojtarët. Të jepnin adrenalinë dhe e ndieje sapo veshje këpucët.
-Mbrojtësi më i vëshitrë ndaj të cilit jeni përballur në një derbi kush ka qenë?
Në ato ditë që unë luaja me Partizanin, nuk kishte mbrojtës të Tiranës të më ndalonte. Mund të ngjaj pak egoist tani, po kjo është e vërteta. Ne mbronim shenjtoren e quajtur Partiznai, një klub plot pasion dhe histori.
-Derbi i Tiranës është një sfidë e jashtëzakonshme e futbolit shqiptar. Me kë ndeshje të kalibrit të tillë do ta krahasonit, qoftë në Serbi apo në botë?
Asnjëherë nuk kam lujatur në një derbi të tillë si ai i Tiranës në Shqipëri. Me aq sa kam parë dhe di vetëm me një supersfidë tjetër do ta krahasoja. E kam fjalën për Bay-River derbi ose derbi i zjarrtë midis Bocas dhe River Palte në Argjentinë.
-Komenti juaj mbi atmosferën që të ofron derbi i Tiranës.
Për një Partizani-Tirana nuk është e nevojshme të përgatitesh. Është dita e “fibrave” të çdo sportisti. Kthehesh në bishë nga emocionet që të kalojnë nëpër trup. Tifozerinë e kuqe e falenderoj që më kujotn ende dhe sot e kësaj dite. Janë të mrekullueshëm.
-Ish-ekipi juaj, Partizani luan nesër derbin e kryeqytetit për herë të parë në stadiumin “Asrena e Demave”. Do të dëshironit të ishit të pranishëm në përkrahje të fanellës së kuqe?
Është bukur dhe lezetshëm të luash në stadium të ri. Nuk kam asnjë mërzitje karshi tifozëve bardheblu, me të cilët kurrë nuk i kam agravuar marrëdhëniet. Do të doja shumë të isha i pranishëm në këtë derbi të sotëm. Me siguri do të vizitoj stadiumin e ri të ish-klubit tim dhe do të shijoj një derbi në të ardhmen. /SERGEI LITO/