Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ 4 orë para sfidës, zbulohet numri zyrtar i biletave të shitura për finalen e titullit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ 4 orë para sfidës, zbulohet numri zyrtar i biletave
Partizani - Egnatia

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes më të rëndësishme të këtij sezoni. Partizani – Egnatia do të duelojnë mes tyre për titullin kampion.

Demat synojnë që të triumfojnë për të dytin vit radhaz dhe tentojnë të mbajnë kurorën, ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit pas Kupës së Shqipërisë shpresojnë te trofeu i dytë i këtij sezoni.  Një duel që padiksutim ka zgjuar interesin e tifozëve, të cilët do të mbështesin nga shkallët e stadiumit ekipet e tyre.

Jemi 4 orë dhe “Newsport.al” ka mësuar EKSKLUZIVISHT numrin zyrtar të biletave të shitura. Kështu sipas informacioneve bëhet me dije se deri tani janë shitur rreth 10 mijë bileta. Një numër i konsiderueshëm, teksa pritet spektakël në fushë dhe në tribuna.

Ky numër pritet të rritet deri para sfidës, pasi siç jemi mësuar tashmë shumë tifozë lënë gjithçkë për në moment të fundit. Kujtojmë se kjo përballje do të startojë në orën 19:00 dhe skuadra që fiton sfidën e sotme do të ngrejë lart trofeun e kampionit për këtë sezon të Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga