
Finalja e vogël mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në “Air Albania” është braktisur nga tifozët. Pak para fillimisht, tifozët e pranishëm në stadium mund të numërohen.
Më pak se 100 të pranishëm janë në shkallët e stadiumit, që është shumë larg pritshmërive. Të dyja skuadrat luajnë për vendin e tretë dhe katërt.
Në këtë ndeshje të dyja klubet vijnë si humbëse. Vllaznia u eleminua nga Egnatia në gjysmëfinale, ndërsa Partizani i hoqi Skënderbeut mundësinë e finales.
Dhe pse tifozët shkodranë dhe korçarë treguan mbështetje për skuadrat e tyre në gjysmëfinale, e njëjta gjë nuk ndodhi në sfidën e fundit të sezonit. Kujtojmë se ky takim nuk vendos asgjë për fatet e sezonit.
Poll