Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ekipet pa fazë përgatitore, Europiani i U-17 bëhet shkak

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet pa fazë përgatitore, Europiani i U-17 bëhet shkak
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që skuadrat e Superiores të mos zhvillonin një minifazë përgatitore në muajin janar. Këtë vit ekipet nuk kanë shumë kohë në dispozicion dhe do të zbresin menjëherë në fushën e lojës për të rinisur kampionatin.

Kjo pasi Europiani i grupmoshave U-17 që do të organizohet në Shqipëri ka “detyruar” ekipet që të mbyllin më shpejt se zakonisht sezonin. Në këtë mënyrë Superiorja do të rikthehet të luajë ndeshjet e ardhshme më 10 janarë.

Kjo nuk u jep shumë mundësi klubeve të zhvillojnë një minifazë. Lojtarët kanë bërë vetëm disa ditë pushime dhe nesër të gjitha skuadrat do të rinisin stërvitjet për duelet e radhës në kampionat. Superiorja ka hyrë në një nga fazat më interesante të saj, ku 4 pikë i ndajnë mes tyre 4 skuadrat e kreut.

Kujtojmë se Dinamo udhëheq me 34 pikë, teksa ndiqet nga Partizani me 33 pikë dhe pas tyre vijnë Vllaznia me 31 dhe Egnatia me 30-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga