
Superiorja do të rikthehet sërish në fundjavë të luajë ndeshjet e radhës në kampionat. Në javën e 5-të duele spektakolare janë në program, të cilat padiksutim do të “mbërthejnë” tifozët.
Sfidat e kësaj jave do të ndahen në 2 ditë, 3 takime janë programuar për ditën e shtunë dhe 2 të tjera për të dielën.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylisit dhe Partizanit, takim që do të luhet në “Adush Muça” ditën e shtunë në orën 16:00. Në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Elbasan dhe Tiranë.
Në “Elbasan Arena” do të sfidohen Elbasani dhe Teuta, ndërsa në “Selman Stërmasi’ do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos.
Ndërkohë të dielën do të jetë radha e 4 ekipev të tjera për të kërkuar fitoren. Në 19:00 do të luhet paralelisht në Vlorë dhe në Shkodër. Flamurtari do të presë Egnatian, ndërsa Vllaznia pret Vorën.
