
Egnatia pas fitores 1-0 në transfertë me Vikingur, ka kthyer vëmendjen te sfida e radhës. Kampionët e Superiores do të luajnë me Napolin një ndeshje miqësore.
Rrogozhinasit do të vihen përballë napolitanëve ditën e nesërme. Sfidë kjo që do të luhet në Castel di Sangro në stadiumin “Teofilo Patini” në orën 20:00. Egnatia ditën e djeshme mbërriti në Shqipëri, ndërsa sot do të udhëtojë sërish, këtë ehrë për në Itali.
Një sfidë ku mbështetja e tifozë nuk pritet të mungojë. Ekipi italian prej disa ditësh ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë miqësore. Kujtjmë se një biletë në tribunë kushton 40 euro, ndërsa për të gjithë fëmijët nën moshën 14 vjeç, bileta kushton 25 euro.
Në sektorët e tjerë të stadiumit një biletë do të kushtojë 25 euro, ndërsa për fëmijët nën 14-vjeç, bileta do të jetë 14 euro. Ndërkohë në pas porte biletat do të jenë 14 dhe 10 euro
Kjo miqësore luhet 4 ditë para duelit të kthimit me Vikingur. Përballje që do të luhet më 1 gusht në orën 20:00 në “Loro Boriçi”.