
Egnatia nuk ka ndërmend të ndalet. Rrogozhinasit do të luajnë në turin e dytë të Conference league, teksa përballë do të kenë Vikingur Reykjavik. Dueli i parë mes tyre do të luhet me 25 korrik në transfte, teksa 3 ditë më vonë rrogozhinasit do të zbresin sërish në fushë.
Këtë herë jo për llogaritë e Conference League, por për të luajtur një ndeshje miqësore. Kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë do të jetë Napoli sipas mediave italiane. Ekipi i Edlir Tetovës vetëm pas 1 viti përballje me Interin do të sfidojnë skuadrën e Antonio Conte.
Një miqësore luksi për rrogozhinasit, të cilët do të sfidohen me napolitanët më 28 korrik në Castel di Sangro, ku ekipi italian është grumbulluar për fazën përgatitore. Sfida do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “ Teofilo Patini”.