Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia – Partizani, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia – Partizani, ndeshja më e shtrenjtë në
Egnatia - Partizani

7 ditë na ndajnë nga ndeshja vendimtare që do të vendosë titullin. Egnatia dhe Partizani do të përplasin “brirët” mes tyre në  “Air Albania” më 26 maj në orën 19:00.

Një duel “kokë më kokë” për titullin kampion, teksa emocionet kanë nisur të ndjehen. Finalja e së dielës do të jetë dhe sfida më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar.

Kjo pasi për skuadrën kampione është gati çeku pre 1 milionë eurosh. 100 milionë lekë jepën nga FSHF për ekipin kampion, por shumën më të madhe do ta japë UEFA.

Fituesi i titulit merr pjesë në Champions League dhe nga ky kualifikim i ka të sigurta 960 mijë eruro. Këtë shumë e arkëton skuadra kampionë edhe nëse humbet të gjitha sfidat deri në fund të rrugëtimit të saj në këtë kompeticion.

Shifra të konsiderueshme për Egnatian ose Partizanin, që më pas do të mund të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë për sezonin e ri. Mbetet të presim deri të dielën për të mësuar se cila skuadër do të mbushë “arkat” pas 90-të minutave të finales.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga