Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia ngec me rivalët direkt, ndaj Partizanit testohet ‘stofi i kampionit’

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia ngec me rivalët direkt, ndaj Partizanit testohet ‘stofi i
Tirana - Egnatia

Si skuadra kampione e Superiores, Egnatia e nis këtë sezon të ri me petkun e pretendentit kryesor. Rrogozhinasit duhet të mbrojnë fronin që, ashtu si vjet, e cënojnë shumë ekipe. Pas 6 javëve kampionat, Egnatia regjistron 3 fitore, 2 barazim e 1 humbje që e pozicionon në vendin e dytë me 11 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese.

Por, ajo që vërehet në këtë start kampionati është se djemtë e Tetovës çalojnë përballë rivalëve direkt në letër. Të vetmet fitore janë ndaj Laçit e Bylisit, skuadra që aktualisht renditen në fund të tabelës si dhe Dinamos në javën e parë.

Deri tani, Egnatia është përballur me Tiranën, Vllazninë e së fundmi Elbasanin. Ndaj kryeqytetasve u ndalën në një barazim 1-1, ndërsa përballë shkodranëve pësoi një disfatë të hidhur 3-1 duke u dominuar në çdo aspekt. Me verdheblutë u mbyll një duel pa gola që sërish vuri në pah vështirësinë e Egnatias për të fituar ndeshje të tilla.

Sfida e rradhës do të jetë pikërisht përballë një tjetër rivali direkt siç është Partizani. Të kuqtë i sfidojnë në Rrogozhinë këtë të premte në orën 16:00 dhe për të dy ekipet do të jetë një test real për forcën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga